Lefter Maliqi në “Top Talk”: Kuvendi ilegjitim, i bashkohem opozitës në shesh

17/06/2019 16:38

Teksa opozita përgatitet për protestën e nëntë kombëtare këtë të premte, duket se kësaj here do të ketë edhe mbështetjen e një deputeti të Kuvendit, i cili mori mandatin pas djegies në bllok të mandateve nga ana e opozitës.

Edhe pse vijon të mbajë mandatin e deputetit, Lefter Maliqi në studion e “Top Talk” e ka cilësuar si ilegjitim Kuvendin e Shqipërisë.

“Për mua ai Parlament është ilegjitim. Unë besoja se do të plotësoheshin 140 deputetë dhe u deklarova i pari. Ai Kuvend është me 121 mandate. Jo vetëm që është me 121 mandate, por edhe votimi i fundit ku 100 deputetë votuan pro rezolutës, u tregua hapur pazari që u bë. Të gjithë deputetët e opozitës ishin në sinkron për të qenë abstenim, përveç meje dhe 6 të tjerëve që votuan kundër rezolutës”, tha Lefter Maliqi.

I pyetur se përse vijon të jetë deputet, ai tha se aty është një zë kritik i kësaj qeverie. Ai madje deklaroi se këtë të premte do t’i bashkohet opozitës në protestë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA