Fushata e Veliajt në Tiranë: Partia e talebanëve në Afganistan dhe opozita jonë nuk duan zgjedhje

17/06/2019 22:18

Në njësinë tre, kryebashkiaku i Tiranës , Erion Veliaj dhe kandidat për një mandate të dytë, tregoi arsyet pse sipas tij, duhet të mbështeten në 30 qershor.

“Nëse keni një orë më shumë ujë, e meritojmë mbështetjen tuaj. Nëse keni rrugë më të mirë e meritojmë mbështetjen tuaj”, ka thënë në fjalën e tij E.Veliaj.

Duke lexuar një shkrim të “Uashington Postit”, për zgjedhjet në Afganistan, Veliaj tha, se opozita shqiptare është forca politike e dytë në botë që nuk do zgjedhje.

“Në fakt, partia që flitet ose forca politike që flitet është talebani nga Afganistani. I vetmi rast sot në botë ku ka forca, lëvizje, angazhime politike, që kërcënojnë me dhunë zgjedhjet, që anulojnë votimet, që intimidojnë të zgjedhurit, që duan të ndalojnë fushatën, që pengojnë tubimet, ndodh vetëm tek talebanët, rasti i dytë është opozita jonë. Nuk ka sot një vend tjetër në botë ku opozita nuk do zgjedhjet” është shprehur Veliaj.

Top Channel