Lulzim Basha refuzoi ftesën për tu paraqitur si i pandehur para tre Prokurorëve Gjergji Tako, Ervin Karanxha dhe Kolë Hysenaj, për akuzat e lobimit rus.

Vetëm 30 minuta para zhvillimit të seancës, në postën elektronikë të Prokurorisë mbërriti shkresa e cila mbante firmën e kryetarit demokrat, e ku renditeshin arsyet se pse thirrja në Prokurori e tij, e ish-sekretarit të përgjithshëm Arben Ristani dhe financierit Ilir Dervishi, është në shkelje te ligjit. Lulzim Basha si jurist me profesion citon në letrën e tij nenin 308, pika 3 të kodit të procedurës penale, ku parashikohet se ftesa për tu paraqitur në Prokurori duhet të përmbajë parashtrimin e përmbledhur të fakteve të cilat rezultojnë nga hetimet e bëra deri në atë moment.

Për këtë arsye duke iu referuar nenin 128 pika 1 kodit të procedurës penale, ftesa sipas kryedemorkatit bëhet e pavlefshme kur nuk respektohen dispozitat që lidhen me thirrjen e te pandehurit. Kryedemokrati konfirmon gatishmërinë e tij për tu paraqitur para organit të akuzës në një moment të dyte kur ftesa t’i dërgohet konform ligjeve e fuqi. Partitë Demokratike i parapriu një skenari te marrjes forcërisht si të pandehur të liderit të opozitës .

“ Me urdhër direkt të Edi Ramës, drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj në dhunim flagrant të ligjit po ushtron presion të paligjshëm ndaj prokurorëve të çështjes për shoqërimin me forcë dhe arrestimin e kryetarit të opozitës, ndonëse kryetari i opozitës ka konfirmuar vullnetin për tu paraqitur në prokurori sapo kjo e fundit të zbatojë ligjin për thirrjen e tij”, tha Bardhi në një konferecnë për shtyp.

Por, ky lajm nuk ishte i vetmi zhvillim mbi jetën e liderit të opozitës. Partia Demokratike lajmëroi se Lulzim Bashës i kërcënohej jeta duke bërë një bisedë informale mes shoqëruesit personal të Lulzim bashës dhe ministrit të Brendshëm Sandër Lleshajt, ku ky i fundit e vinte në dijeni se kishte informacione të tërthorta por tëbesueshme për rrezikun që i kanoset sigurisë së liderit të opozitës.

Pak ditë nga protesta e opozitës Partia Demokratike e konsideroi shantazh të paprecedente faktin se ministri i Brendshëm nuk njoftonte zyrtarisht dhe në rrugë institucionale mbi rrezikun e mundshëm, por i kërkonte shoqëruesit personal të Bashës t’i kthente përgjigje verbalisht nëse kryedemokratike kishte nevoje për masa sigurie shtesë. Më seriozisht kërcënimin e liderit e opozitës mesa duket e mori Presidenti i Republikës Ilir Meta, i cili thirri në një takim urgjent kreun e SHISH Heildon Bendo dhe komandantin e Gardës.

Top Channel