Kjo javë ka nisur me një dinamikë intensive zhvillimesh, teksa Parlamenti ka futur në procedurë shkarkimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta.

I ftuar në studion e “Top Talk” ka qenë i ftuar deputeti Lefter Maliqi, për të cilin sot pati zëra se ka takuar Presidentin Meta.

Por ai e ka mohuar këtë takim, duke theksuar se edhe nëse kjo do të ndodhte s’do përbënte problem.

“Edhe nëse kam takuar Presidentit e Republikës, s’është problem. Por unë kam takuar sekretaren e përgjithshme të Presidencës, për një problem personal, të vajzës sime studente për juridik”, tha Maliqi, duke shtuar se “Lefter Maliqi takohet edhe me Ramën, edhe me Bashën, edhe me Berishën, edhe me Metën në mes të ditës, takime natën nuk bëj.

Më tej ai veçoi Berishën dhe Metën si dy personazhe në politikë që e mbajnë fjalën e dhënë, ndryshe nga kryeministri Rama dhe kryeopozitari Basha.

“Zoti Rama ia kalon Bashës, sepse jo vetëm që të gënjen, por edhe të fut në burg”, tha ai.

Top Channel