Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor përmes një postimi në faqen e saj në Facebook, bën me dije se duke filluar nga e hëna e ardhshme, datë 17 qershor, ka vendosur të hapë sportelin e saj në qytetin e Kavajës.

DPSHTRR njofton se do ofrojë 8 procedura për qytetarët e Kavajës, për të cilat më parë duhet të udhëtonin drejt Durrësit.

Zyra e re mësohet se do të jetë në ambientet e ADISA-s në Kavajë.

Top Channel