Madona ka kritikuar “Instagramin”, që siç thotë ajo skllavëron njerëzit në përpjekje për të marrë miratimin e të tjerëve.
Ndërhyrja e këngëtares së popit, që ka rreth 14 milionë ndjekës në platformën e ndarjes së fotove, vjen në mesin e një fokusi në rritje tek pasojat e dëmshme që “Instagrami” mund të ketë, veçanërisht tek të rinjtë.
“Ti gjendesh duke krahasuar veten tënde me të tjerët. A duhet të jetë kështu, të veprosh kështu, të dukesh kështu?” tha ajo për the Sun.
“A do të më bëjë mua kjo më popullore apo më të suksesshme? Njerëzit janë skllevër të marrjes së miratimit të të tjerëve” vijoi 60 vjeçarja duke shtuar: Unë mendoj se “Instagrami” i bën njerëzit të ndjehen keq.
Rrjetet sociale pritet së shpejti të përballen me rregulla më të ashpra në mesin e shqetësimeve në rritje për sigurinë online të fëmijëve, me kompanitë që po u kërkohet të përqendrohen tek mbrojtja e përdoruesve të tyre përpara interesave komerciale.
Në intervistën e saj, mbretëresha e popit tha se kultura e mediave sociale dominon jetën e njerëzve dhe se ajo është fatlume që është rritur në erën e para mediave sociale.
Top Channel