Pas botimit në fletoren zyrtare të dekretit të presidentit Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, autoritetet vendore që drejtohen nga të djathtët kanë nisur punën për zbatimin e këtij vendimi.

Kreu i bashkisë së Kukësit, Bashkim Sheshu si dhe kreu i bashkisë Mat, Nezir Rizvani, pas botimit në fletoren zyrtare të dekretit të presidentit Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, i ka dërguar një letër KQZ-së, duke i kërkuar lirimin e menjëhershëm të ambienteve të KZAZ.

Gjithashtu në shkresë kërkohet nga KQZ heqjen e listës së zgjedhësve të afishuar në institucionet arsimore.

Po ashtu edhe bashkia e Skraparit ka bërë kërkesë për lirimin e ambjenteve të cilat do të funksionin si KZAZ. Të njëjtën kërkesë ka edhe bashkia e Gjirokastrës, po ashtu dhe ajo e Devollit dhe Shkodrës. Listës iu shtua edhe bashkia e Pogradecit.

Ndërkohë një ditë më parë në Kuvend u miratua me 100 vota pro rezoluta kundër dekretit të Presidentit Meta, ku u bëhej thirrje të gjitha organeve publike që ngarkohen nga ligji me detyra në kuadër të mbarëvajtjes dhe organizimit të zgjedhjeve vendore të Qershorit 2019 të konsiderojnë si inekzistent aktin e Presidentit për shtyrjen e zgjedhjeve, dhe të vijojnë përmbushjen e detyrave të tyre sipas përcaktimeve në legjislacionin përkatës për të garantuar të drejtën kushtetuese të shtetasve shqiptarë për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në pushtetin vendor.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA