Irani i hodhi poshtë akuzat e Shteteve të Bashkuara se është ai përgjegjës për sulmet ndaj dy anijeve cisternë në Gjirin e Omanit.
Ushtria amerikane nxori një video që tregon, sipas saj, sesi pjesëtarë të rojeve revolucionare iraniane largojnë një minë të pashpërthyer pranë njërës prej cisternave të dëmtuara.
Zyrtare amerikane nxorën dhe një foto të cisternës japoneze ku shihet mina e pashpërthyer përpara se të largohej prej andej. Nga ngjarja, pësoi dëmtime edhe një cisterne norvegjeze.
Por misioni i Iranit në OKB i hodhi poshtë me forcë të tilla pretendime. Shpërthimet erdhën një muaj pasi katër cisterna u dëmtuan nga një sulm në brigjet e Emirateve të Bashkuara Arabe.
Edhe ne ate rast, Washingtoni akuzoi Republikën Islamike për episodin, por nuk dha prova në mbështetje të pretendimeve të tij, te cilat Teherani sërish i hodhi poshtë.
Pas incidentit te se enjtes, çmimi i arit të zi ne tregjet global u rrit me 4%. Gjiri i Omanit ndodhet në afërsi te Hormuzit, ngushticës që shërben si një rrugë strategjike për transportin e naftës bruto.
Sipas sekretarit te shtetit Mike Pompeo, vlerësimi amerikan bazohet në informacionin, llojin e armëve të përdorura dhe shkallën e sofistikimit të sulmeve.
Pompeo tha në një konferencë shtypi se sulmet ndaj anijeve janë pjesë e një “fushate” të “rritjes së tensionit” nga ana e Iranit dhe një kërcënim për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.
Top Channel