Qyteti i Elbasanit është lakuar shpesh për kriminalitetin që vjen veçanërisht për shkak të përplasjeve me dy grupe kriminale. Për këtë shkak RENEA gjendet aktualisht në zonën e një rit prej grupeve ku RENEA po ushtron kontrolle dhe ku mendon se gjenden dy nga kryesorë te këtij grupi.

Kontrollet në dy zona të qytetit të Elbasanit që përdoren si bastionet e dy grupeve Çela e Çapja u zhvilluan nga forcat të shumta speciale të cilat përveç qendrave të biznesit nuk kursyen as banesat apo edhe lokalet. Zëvendës drejtoresha e përgjithshme e policisë përmendi se mes të arrestuarve nga grupi Çapja është edhe Florenc Çapja, i dyshuar për tentativën e vrasjes së Fadil Memes, një krim i ndodhur në vitin 2006.

Ky i fundit jetonte duke shitur gazeta, dhe teksa kthehej në shtëpi u qëllua 14 herë me armë zjarri më 13 mars 2015. 7 plumba e goditën në trup duke i marrë menjëherë jetën.

Mes dhjetëra banesave apo edhe bizneseve që po kontrollohen aktualisht nga forcat e RENEA dhe forcat operacionale speciale janë edhe disa objekte të fisit Çapja ku janë ushtruar kontrolle.

Por megjithë kontrollet që zgjatën disa orë, policia nuk arriti të arrestojë dy të tjerë të dyshuar një ri me inicialet E.C dhe E.B të cilët rezultojnë se janë autorë të vrasjes së dyfishtë të Nezir Beqirit dhe të birit, Gentian Beqiri, ky i fundit një i dyshuar për vrasjen e Sokol Çapjas.

Ndërkohë nga grupi rival Çela policia ka rishpallur në kërkim të kërkuarin Suel Çela , i njohur me emrin tjetër Marjus Lulaj. Ai dyshohet se bashkë me një tjetër të afërm të tij Eldi Çelën i cili gjendet në burg për një vepër tjetër, të dy ata rezultojnë nga hetimet se janë autorë të një pengmarrje të kryer 6 vite më parë në qytetin e Elbasanit.

Gjatë aksionit të zhvilluar me vendim gjykate u zbuluan përveç armëve edhe jelekë antiplumb, por edhe radiomarrëse policie dhe telefon satelitor.

Hetimet për zbardhjen e ngjarjeve të Elbasanit nisen më shumë se një vit më parë dhe përgjatë përgjimeve ranë në rrjetën e policisë edhe tetë zyrtare që dyshohen për veprime korruptive , mes tyre edhe një ish zyrtare e AMA-s pasi dyshohet se i kanë dhënë license kabllore fisit Çapja.

Top Channel