Në tragjedi e tmerrshme ka ndodhur dy muaj më parë në Çikago, ku nënës i kanë çarë barkun për t’i marrë beben. Marlen kishte shkuar në banesën e Clarisa Figueroas dhe të vajzës së saj, pasi kishin premtuar se do t’i jepnin rroba për fëmijën që e reja po priste.

Ato u mbytën nënën dhe gratë më pas përdorën thikën e kasapit për të prerë fëmijën nga barku. Më  pas pretendonin se fëmija ishte i tyre deri në daljen e rezultati të ADNsë. Ngjarja ka ndodhur më 30 prill, ndërsa sot është raportuar edhe vdekja e foshnjës në spital, pasi nuk ka mundur që të jetojë në  inkubator. Yovanny Jadiel Lopez vdiq këtë të premte më 14 qershor 2019 nga lëndimet e rënda të trurit.

Çfarë ndodhi ditën e krimit

Më 30 prill, Marlen shkoi në shtëpinë e Clarisës, në Çikago për të marrë rroba falas për fëmijën. Ajo kishte qenë në shtëpinë e tyre edhe herë të tjera, për të marrë gjëra. Nëna 19-vjeçare ishte shtatzënë me fëmijën e saj të dytë dhe kishte postuar në medie sociale një njoftim ku kërkonte veshje falas për t’u përgatitur për lindjen e bebes.

Fillimisht nënë e bijë, e hutuan nënën shtatzënë me një album fotosh dhe më pas i vunë kabullin elektrik në qafë, për ta vrarë. Desiree, vajza e saj 24-vjeçare shtatzënë, ishte gjithashtu në dhomë.

Ndërsa Marlen luftoi për jetën e saj,  duke i vendosur gishtat në qafë dhe kabllo, Clarisa bërtiste së bashku me të bijën, për ta ndaluar që të mos shpëtonte. Pasi Marlen vdiq, Clarisa mori një thikë kasapi dhe i preu barkun nënës së re, për t’i marrë beben. Kur morën foshnjën, trupin e vdekur të nënës e futën në koshin e plehrave të oborrit të shtëpisë.

Si tentuan të fshihnin krimin

Clarisa pastaj mori 911, duke pretenduar se kishte lindur vetë.  Kur ambulanca arriti në shtëpi, ajo ishte jashtë duke pritur. Mjekët nuk hynë kurrë brenda. Ata e transportuan Clarisën dhe foshnjën në spital. Pavarësisht kësaj, askush nuk arriti të kuptonte që gruaja nuk kishte lindur.   Ndërkohë familja e Marlen ishte në shtëpi duke u pyetur se ku kishte shkuar.

Më  8 maj, një mik i familjes së Marlen i tha policisë se kishte qenë në kontakt me dikë në Facebook për të marrë rroba falas. Zyrtarët vetëm pas kësaj shkuan në shtëpinë e Figueroas. Atje, ata gjetën Desiree i cili tha se nëna e saj kishte lindur vetë.

Policia e gjeti makinën e Marlen pranë shtëpisë së tyre dhe urdhëruan bërjen e testit të ADN-së mbi foshnjën që Desiree pretendonte se ishte vëllai i saj.

Kur rezultatet e testimit dëshmuam se ai ishte foshnja e Yovany, detektivët kontrolluan shtëpinë e Figueroas dhe gjetën trupin e Marlen në oborr. Për disa javë para se të zbuloheshin, Clarisa pretendonte se foshnja ishte e saj dhe madje bëri fushatë për donacione për të në GoFundMe. Për muaj përpara se ajo të takonte Marlen, ajo kishte pretenduar  online që ishte shtatzënë, pavarësisht se tubat fallopiane  i kishte të bllokuara.

 

FOTO GALERI
1/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA