Sekretari i shtetit të SHBA-së, Mike Pompeo ka fajësuar Iranin për sulm të provokuar ndaj 2 anijeve cisternë, në gjirin e Omanit.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kishin bërë vlerësimin për armët e përdorura në bazë të informacioneve të ardhura nga shërbimet sekrete.

Një zyrtar i lartë nga qeveria e Iranit tha më herët për BBC se Irani nuk lidhje me shpërthimet që ndodhën të enjten në mëngjes.

Qindra anëtarë të dy anijeve cisternë rrezikuan jetët e tyre kur shpërthimet ndodhën. Të dyja vendes, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani thanë se evakuan anëtarët.

Incidenti ndodh një muaj pasi katër anije u sulmuan pranë Emirateve të Bashkuara Arabe. Pas incidentit të fundit, çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare, sipas “Bloomberg”, u rrit me 4,5% pas një uljeje që kishte pësuar për një periudhë 5 mujore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA