Prokurori i Krimeve të Rënda, Vladimir Mara është konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ku u hetua sipas 3 kritereve; atë të pasurisë, pastërtisë dhe figurës së aftësive profesionale.

Vladimir Mara është edhe një nga prokurorët që po trajtojnë “Dosjen 339” dhe kandidat për t’u bërë pjesë e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion dhe Kundër Krimit të Organizuar.

Për pasurinë, ILDKPKI, dorëzoi një raport me konstatimin se, deklarimi është i saktë dhe në përputhje me ligjin. E sipas saj, Mara nuk ka fshehje të pasurisë dhe deklarim të rremë, si dhe nuk gjendet në kushtet e konfliktit të interesit.

Ndërkohë që DSIK e ka vlerësuar si të përshtatshëm Marën për vijimin e detyrës. Ndërsa Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka përcjellë raport pozitiv për Marën.

Top Channel