Mbështetësit e Partisë Demokratike e kanë pritur me protesta kryeministrin Edi Rama në Ballsh.

Të pranishëm në protestë janë edhe ish deputetet e PD Enkelejd Alibeaj, Luan Baci si dhe kryetari aktual i bashkisë Mallakastër Agron Kapllanaj.

Protestuesit ndodhen rreth 100 metra larg takimit të kryeministrit, ndërkohë që përballë protestuesve ndodhet kordoni i policisë.

Po ashtu fjala e kandidatit të PS në Mallakastër Qerim Ismaili është pritur me ovacione kundër tij. E njëjta gjë ndodhi edhe me kryeministrin Edi Rama, gjatë fjalës së të cilit protestuesit e PD u kanë rënë bilbilave dhe borive.

Top Channel