Operacioni “Krasta” dhe “Tranzit”/ Lleshaj: Goditje të rëndë kundër krimit të organizuar në Elbasan
14/06/2019 17:53
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar pas super operacionit të zhvilluar sot në Elbasan nga forcat e policisë dhe RENEA-s.
Ministri shprehet se me këtë operacion i është dhënë një goditje të rëndë kundër krimit të organizuar në Elbasan.
Ministri Lleshaj në twitter:
“KRASTA” e “TRANZIT”, dy mega-operacione policore në bashkëpunim me Prokurorinë japin një goditje të rëndë kundër krimit të organizuar në Elbasan.
Forca e Ligjit vijon të intensifikojë luftën në këtë front jetik për të ardhmen europiane të Shqipërisë ???♂??
Top Channel