Gratë në Zvicër në protestë për më shumë para, kohë dhe respekt

14/06/2019 04:51

Gratë në Zvicër janë duke u përgatitur për një grevë mbarëkombëtare, në shenjë proteste ndaj ritmit të ngadaltë të vendit për barazinë gjinore, ku sipas tyre është i paparanueshëm.

Protesta e së premtes vjen 28 vjet pas protestës që mblodhi një gjysmë milioni gra të marra në rrugë në 1991. Gratë zvicerane kanë bërë fushatë të gjatë për të përshpejtuar ritmin e barazisë gjinore.

Ata u bashkuan me miliona gra të tjera në Evropë pas Luftës së Parë Botërore që përfundoi në vitin 1918 duke kërkuar të drejtën për të votuar, por nuk e morën atë deri në vitin 1971.

Në kohën e grevës së vitit 1991 nuk kishte gra në qeverinë zvicerane, dhe nuk kishte leje lindjeje të detyrueshme. Pas asaj proteste dhe rezistence gratë fituan disa sfida.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA