24/11 21:11
Shkodra është bërë qyteti që ka mikpritur 3 kombëtaret e boksit, atë të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë. 3 përfaqësueset po zhvillojnë fazën përgatitore në prag të Lojrave Olimpike Europiane që do të zhvillohen nga data 21 deri me 30 Qershor në Minsk të Bjellorusisë.
Mes sportistëve që po përgatiten spikat një boksiere femër. Ajo është Donjeta Sadiku ,Nënkampione bote me Kosovën në vitin 2015 ndërsa dy vite më parë u shpall edhe nënkampione Europe.
Në lojrat Olimpike Europiane, kombëtarja Shqiptare në boks do të përfaqësohet nga Krenar Zeneli, Arjon Kajoshi, Mikel Çullhaj dhe Alban Beqiri. Kosova me 4 boksier si dhe kombëtarja Maqedonase me 3 të tillë, dy prej të cilëve janë shqiptarë.
Top Channel