“Krijohet panik, dolëm jashtë”/ Sulm rus në rezidencën e ambasadorit shqiptar në Ukrainë, Filo për “Shqipëria Live”: Ata godasin civilë pa marrë parasysh kostot 25/05 14:21
Ish deputeti i PD Aurel Bylykbashi dhe dy kryetarët e degëve të PD të Librazhdit e Prrenjasit, Arjan Karriqi dhe Bujar Vreto janë arrestuar nga policia një natë më parë me akuzën e organizmit dhe pjesëmarrjes në tubime të paligjshme, pengim të qarkullimit dhe pengim të subjekteve zgjedhore.
Po ashtu 4 persona të tjerë janë arrestuar dhe 23 janë proceduar me të njëjtat akuza. Ish deputeti i PD Luciano Boci pretendon se akuzat e ngritura nuk qëndrojnë.
Drejtuesit e PD pretendojnë se të ndaluarit janë marrë me forcë gjatë natës duke bërë terror dhe tek familjet e tyre.
Ata vazhdojnë të qëndrojnë para drejtorisë së policisë së Elbasanit për të kërkuar lirimin e personave të arrestuar.
Top Channel