Foto ilustruese

Një person rreth moshës 60 vjeç është përplasur pasditen e sotme në aksin Korçë-Boboshticë nga një automjet i tipit “Benz”.

I aksidentuari nuk është identifikuar ende, por mësohet se pasi ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Korçës, është transportuar në Tiranë për mjekim më të specializuar, pasi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Raportohet gjithashtu se shoferi ka braktisur mjetin pas aksidentit dhe është larguar nga vendngjarja.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel