Vazhdojnë protesta në Hong Kong dhe çdo moment numri i njerëzve që i bashkohen protestës sa vjen e rritet. Kjo është protesta më masive e rënditur në Hong Kong.
Por ajo e cila bie në sy eshte edhe rrëmuja dhe kaosi i cili tashmë ka pushtuar qytetin e Hong Kongut.
Protestuesit disa herë kanë goditur ndërtesa qeveritare në shenjë për ti treguar policisë që ata nuk do largohen nga protesta.
Nga ana tjetër edhe policia vazhdimisht ka bërë thirrje që turma të shpërndahet. Në disa ndërhurje të policisë ëshët përdorur dhuna dhe gazi lotsjellës.
Arsyeja që ngriti në këmbe Hong Kongun është ligji i shumëdiskutuar i ekstradimeve në Kinën kontinentale.
Të dielën dolën në rrugë rreth një milion vetë, protesta me e madhe kjo që nga tubimet kundër goditjes së përgjakshme të lëvizjes së demokracisë, qershorin e vitit 1989.
Top Channel