Sigal Uniqa Grup Austria, kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri, festoi këtë të mërkurë, në pallatin e Brigadave, 20 vjetorin e themelimit të saj. CEO i “Sigal Uniqa Grup Austria, e cilësoi këtë udhëtim me shumë shifra, por edhe shumë të bukur.
“Rrugëtimi 20 vjeçar, që nga 1999 ku u themelua Sigal dhe ishim 5 veta dhe kishim një kapital vetëm 400 mijë dollarë, e deri më sot, ku jemi 1500 persona dhe me një kapital mbi 35 milionë euro, ka qenë një rrugëtim i gjatë, i lodhshëm, me shumë sfida, por edhe i bukur kur shikon se sa shumë besim u kemi dhënë shqiptarëve kudo në Ballkan dhe këtë e vërteton edhe prania juaj sonte. Dua t’ju them faleminderit në mënyrë të veçantë klientët që janë qindra e mijëra në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni, të cilët na kanë besuar dhe vazhdojnë të na besojnë”, është shprehur Avni Ponari, CEO i kompanisë Sigal.
“Para 20 vitesh Sigal nuk ekzistonte, ju me disa të tjerë ngritët kompaninë.Jemi krenarë që ju kemi pjesë të familjes tonë, familjes tonë të madhe Europiane, nga Austria në Rusi”, ka thënë CEO i Uniqa Group Austria, Andreas Brandstetter.
Në këtë mbrëmje festive, zoti Ponari u dekorua nga shteti i Austrisë me dekoratën “GRAND DECORATION OF HONOR”.
“Jam i prekur nga nderimi i Presidentit të Republikës së Austrisë, Shkëlqesia e Tij, Z. AlEEXANDER VAN DER BELLEN, që më akordoi medaljen “GRAND DECORATION OF HONOR” dhe prani juaj sonte në këtë event të rëndësishëm më bën të ndjehem krenar dhe më i prekur. Kjo medalje iu takon bashkëpunëtorëve të mi, bashkë mbështetësve, juve që jeni sonte këtu”, është shprehur Avni Ponari.
SIGAL UNIQA GRUP AUSTRIA, është një grup rajonal me 8 kompani sigurimi, risigurimimi dhe fonde të pensionit privat, i shtrirë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.
Top Channel