Ish-Ministri i Jashtëm Britanik dhe ish kryebashkiaku i Londrës, Boris Johnson, kryeson bindshëm garën për t’u bërë kryeministri i ri i Britanisë dhe drejtuesi i partisë në pushtet, konservatorëve, pas dorëheqjes së ish- kryeministres Theresa May.
Nga 313 deputete konservatore të qendrës së djathtë, 114 votuan për Boris Johnson i cili duket se është në qëndrimet e tij më afër çështjes që dominon politikën britnaike vitet e fundit, atë të Brexit.
Boris Johnson, padyshim nuk përbën lajm të mirë për drejtuesit e ardhshëm BE-së dhe duket se nëse ai konfirmohet si drejtuesi i ri i konservatorëve dhe automatikisht kryeministri i ri i Britanisë, edhe pse rruga është e gjatë, por pa shumë pengesa të dukshme, do ti duhet të ketë sukses pikërisht aty ku dështoi paraardhësja e tij, ish- kryeministrja Theresa May, në marrëdhëniet e ardhshme të ishullit me kontinentin.
Edhe pse paradoksale, fakti është se kryeministri i Britanisë do të zgjidhjet faktikisht vetëm nga disa qindra mijëra votues të konservatorëve përkundër miliona votuesve britanik. Boris Johnson, njihet si një politikan eksentrik i cili në postet që ka mbajtur sidomos në politikën e jashtme njihet për disa gafa të kushtueshme.
Ai duket i preferuari i presidentit amerikan Donald Trump,i cili gjatë vizitës së tij të fundit në Londër haptazi deklaroi preferencën e tij për kandidaturën e Boris Johnson. Duket se dy vendet Anglo-Saksone të Atlantikut, do kenë drejtues eksentrik dhe konstravers, të cilët i bashkon ndër të tjera edhe ngjyra e flokëve dhe modeli i veçantë i krehjes së tyre.
Top Channel