Një person është arrestuar në Lezhë me qëllim ekstradimi drejt Italisë, i dyshuar për përfshirje në  organizatë kriminale për  shfrytëzim prostitucioni. Në pranga ka rënë shtetasi L.K.,42 vjeç, banues në Lezhë.  

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Trevizos, Itali, në qershor 2015 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Organizatë kriminale”dhe “Shfrytëzim prostitucioni” . Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Lezhë për veprime të mëtejshme.

Top Channel