Jo të gjithë e dinë se ylli i kungfusë, aktori i famshëm Jackie Chan, është edhe këngëtar. Ai ishte së fundmi në Tajvan për të promovuar albumin e vet të fundit solo “I Am Me-Jackie Chan”, prodhimi i të cilit ka kërkuar 4 vite kohë.
“Ky album përmban këngë që praktikisht, janë rrefime të jetës sime. Janë këngë për njerëzit që kam dashur, për ata që janë larguar dhe që s’do ti shoh më kurrë, këngë të kushtuara tim biri e ndonjë gabimi të tij, këngë që i tregojnë atij se nuk duhet të dorëzohet. Unë i këndoj gjithashtu edhe gruas sime, babait e nënës, fansave të mi, miqve, paqes dhe dashurisë universale”, tha Jakie Chan.
Aktori i lindur në Honkg Kong ndërkohe nuk bëri asnjë koment mbi situatën e fundit në këtë territor, që ka përjetuar ditët e fundit protestat më masive e të dhunshme prej dekadash, të nxitura nga ligji i shumëdiskutuar i ekstradimeve në Kinë. Chan në fakt, është kritikuar për një kohë të gjatë në Hong Kong për pikëpamjet e veta pro-Pekinit, të cilat nuk ka ngurruar t’i shprehë dhe publikisht.
Top Channel