Një sondazh kombëtar i Qendrës Qytetare në bashkëpunim me “Westminster Foundation for Democracy”, mbi qëndrimin e të rinjve mbi politikën, zbulon se ashtu siç pritej, shumica e të rinjve, janë të pakënaqur me situatën politike: vetëm 2.7% e të anketuarve janë të kënaqur me situatën politike.
Në sondazh u pyetën 1200 të rinj në të gjithë Shqipërinë, në 61 bashkitë e vendit, nëpërmjet ekipeve dhe bashkëpunëtorëve lokalë për të kuptuar qëndrimin e të rinjve mbi politikën.
Të rinjtë shprehen në shumicë dërrmuese se bojktoti nuk është forma e duhur për të zgjidhur problemet parlamentare (vetëm 18% besojnë të kundërtën), ndërsa 48.8% nuk kanë besim te Parlamenti si organ ligjvënës kryesor për politika të përgjegjshme.
Gjithsesi vetëm 12.6% janë të interesuar për politikën. Në zgjedhjet e ardhshme 53.4% e të rinjve janë të gatshëm të votojnë. Ndërkohë vetëm 2.2 e të rinjve besojnë plotësisht te partitë politike, pavarësisht se 9.3% e të anketuarve kanë qenë aktivistë dhe 10.8% e të anketuarve kanë qenë anëtarë të partive politike.
Sondazhi u përgjigjet edhe disa sfidave që kanë të rinjtë sot. 43.7% do të dëshironin të punonin si të vetëpunësuar, 29.9% në administratën publike dhe 26..45% në sektorin privat.
65% e të anketuarve e shohin politikën si burim pune, karriere dhe promovimi. 71.1% e të anketuarve e mendojnë të emigrojnë në një kohë të shkurtër, shumica në Europën Perëndimore.
29.7% e të anketuarve mendojnë se problemi kryesor që ka Shqipëria sot është korrupsioni, që është renditur edhe sfida nr.1 për nga përqindja.
Top Channel