Wake Up/ Henril Çule: Muralja e artistit italian “Nemo’s” që ndezi debate përcjell një mesazh të fortë për shoqërinë shqiptare

12/06/2019 14:08

Grafitet në faqet e pallateve të realizuara së fundmi në kuadër të “Mural Fest” ngjallën debat në Tiranë. Në fakt ka gjithmonë një moskuptim përsa i përket asaj që njihet si arti i rrugës kudo në botë dhe ky moskuptim nuk është vetëm shqiptar.

Vetëm pak ditë më parë në Tiranë u organizua përgjatë një jave nga data 1-8 qershor, edicioni i dytë i festivalit “MurAl Fest”, një organizim i Bashkisë së Tiranës dhe laboratorit italian 167/B Street nga Leçe e Italisë.

Për një javë grafistët nga ShBA, Argjentina, Kolumbia, Uruguai, Spanja, Franca, Italia, Anglia, Portugalia, Greqia, Rumania e Polonia, por edhe artistë vendas, nisën të shndërronin fasada pallatesh.

Por nëse për shumë syresh kjo është një pamje tjetër plot gjallëri e Tiranës, këto vepra kanë sjellë edhe një lum kritikash.Vepra që ka shkaktuar debate në rrjetet sociale dhe jo vetëm ishte ajo e artistit italian “Nemo’s” në zonën e Tiranës së Re. Në faqen e murit të një pallati artisti italian i ashtuquajtur Nemo’s kishte vizatuar një çift të moshuarish, me portrete të trishtuara duke ecur të kapur dorë për dore.

Por ajo që u komentua më së shumti ishte fakti se gruaja kishte të lidhur në qafë një litar. Sot në ” Wake Up” ishte i ftuar drejtori i dekorit në Bashkinë e Tiranës, Henril Çule i cili tha se vepra e artistit ka dashur të përcjellë një mesazh për shoqërinë shqiptare. Mesazhi tha ai lidhet me dhunën në familje, ku shpeshherë viktima bëhet palë me dhunuesin dhe ka frikë ta denoncojë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA