Stuhi breshëri “mbërthejnë” rajonin e Bavarisë
12/06/2019 17:53
Një stuhi e fuqishme breshëri ka mbërthyer rajonin e Bavarisë, në Gjermani, duke lënduar disa persona.
Njerëzit e kapur në mes të stuhisë kanë postuar video në mediat sociale ku tregoheshin topat e breshërit me madhësinë e topave të golfit, që binin në ujë furishëm, që dëmtonin bimët e pemët e madje thyenin edhe xhamat e makinave.
Sipas dëshmive, breshëri erdhi papritur pasi nuk kishte as shi. Disa madje flisnin edhe për apokalips apo reshje të frikshme.
Një paralajmërim për stuhi të nivelit të 4, më i larti ky, u lëshua nga shërbimi gjerman i motit që tha se mund të ketë sërish evente të ngjashme, me breshër dhe erëra të forta.
Top Channel