Finalizohet në Elbasan operacioni antidrogë i koduar “Palestra”, ku u arrestuan në flagrancë 4 persona e u shpallën në kërkim 3 të tjerë. Gjithashtu burimet zyrtare të policisë raportojnë se kanë sekuestruar 11 kg hashash.

Si nisi operacioni:

Policia siguroi informacione se në lagjen “Emin Matrazhiu”, operonte një grup të rinjsh që merreshin me shitjen e kanabis sativës. Si pasojë e kësaj u organizua puna për identifikimin dhe goditjen e grupit kriminal. Pas disa javë hetimesh, u bë i mundur arrestimi i shtetasve: R. R., 26 vjeç, B. A., 26 vjeç, D. P., 25 vjeç dhe V. T., 51 vjeç, të gjithë banues në Elbasan. Gjithashtu u shpallën në kërkim policor tre shtetas të tjerë, për të cilët, për arsye hetimi, nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera.

Gjatë operacionit , në lagjen “Emin Matraxhiu” Elbasan, në automjetin që drejtohej nga shtetasi 51-vjeçari, V. T., u gjet një sasi prej rreth 11 kg kanabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale bashkë me dy automjete dhe tre aparate celulare.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, sasinë e lëndës narkotike, do ta shpërndanin në qytetin Elbasan. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Elbasan,  për veprën  penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, e kryer në  bashkëpunim.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel