Fluks i lartë në Morinë, mbi 52 mijë shtetas dhe 13 mijë automjete hyjnë në Shqipëri Pushimet me fëmijët mund të kenë edhe të papritura, ndaj specialistët japin disa këshilla të vyera organizimi.
48% e italianeve udhëtojnë me fëmijë nën 12 vjeç, e më shume se gjysma e tyre thonë se nuk e kanë të lehtë. Për këtë arsye, nuk është çudi që mjaft prindër preferojnë hotele apo resorte, të cilat ofrojnë edhe mjedise kushtuara të miturve.
E ndërsa i kujtohet se gjeja e parë që duhet të bëjnë kur nisen me fëmijë për udhëtime jashtë vendit është të kujdesen për dokumentet, këshilla tjetër për prindërit është t’i programojnë mirë lëvizjet dhe zgjedhjen e destinacionit.
Por paska dhe diçka tjetër që prindërit mund të bëjnë për t’ua lehtësuar akoma më shumë rrugëtimin edhe të vegjelve të tyre: t’i kthejnë në pjesëmarrës të kësaj të ashtuquajture aventure, duke i ngarkuar detyra apo përgjegjësi të lehta të cilat t`i bëjnë të ndihen si të mëdhenj.
Kështu, këshilla për familjet në raste të tillë është t’i përfshijnë dhe fëmijët në përgatitjet e itinerarit, t’u besojnë atyre mbushjen e ndonjë çante e mbase t’i nxisin edhe për të mbajtur ndonjë ditar të vogël udhëtimi.
Top Channel