Meta takon Ramën, në Kosovë
12/06/2019 14:31
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka marrë pjesë në festimet për 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës ku kanë qenë të pranishëm edhe liderë të tjerë rajonalë e botërorë.
Nuk mungon momenti nga takimi i Kreut të Shtetit me ish-presidentin e SHBA-ve Bill Clinton.
Por edhe pse në Tiranë situata është mjaft e tensionuar mes Presidentit Meta dhe Kryeministrit Rama, dy liderët kanë shtrënguar duart me njëri-tjetrin.
Siç shihet dhe nga pamjet, Presidenti Meta ka qenë duke diskutuar me Matthew Palmer, Zëvendës Ndihmës-Sekretar i Shtetit në SHBA, ndërkohë që Rama ka mbërritur për t’u ulur sipas protokollit dhe për të ndjekur fjalimet gjatë ceremonisë.
Top Channel