Larja e dhëmbëve është e domosdoshme për mbrojtjen e tyre, por sipas shkencëtareve, ajo ka rëndësi të madhe edhe për parandalimin e një sëmundjeje të vështire që godet sidomos me kalimin e moshës: demencën.
“Bakteret “gingivitis“ që gjenden në hapësirën e gojës dhe të fytit mund të depërtojnë deri në tru”, thonë studiuesit, e aty shkatërrojnë qelizat nervore dhe mund të shkaktojnë edhe alzheimer.
Kërkimi i Piotr Mydel nga Universiteti Bergen në Norvegji, i publikuar në gazetën shkencore Science Advance, tregon se ka një lidhje mes infeksioneve në mishin e dhëmbëve dhe Alzheimerit. “Sa më keq apo më shpesh të harrohet larja e dhëmbëve, aq më i madh është rreziku që më të vonë të harrosh vërtet shumë”, thotë Mydel.
“Pllakëzat që krijohen në dhëmbë nga mospastrimi i rregullt përmbajnë baktere që mund të depërtojnë në tru, baktere që mund të depërtojnë në tru, ku prodhojnë një proteinë, e cila dëmton nervat”, shpjegon ai.
Bakteret gingivitis nuk janë të vetmet faktorë për alzheimer, sipas studimit, por ato rrisin rrezikun e sëmundjeve neurodegjenerative.
Top Channel