Dy kushërinj janë konfliktuar me njëri-tjetrin në Kasaj të Tropojës. Situata ka degjeneruar deri në kanosje me armë zjarri. Burime nga policia raportojnë se shtetasi Z.A., 62 vjeç ka kanosur me armë të afërmin e tij, shtetasin R.A., 57 vjeç, të dy banues në të njëjtin fshat.

Pas marrjes së informacionit për kanosje, policia ka arrestuar të moshuarin, por nuk ka mundur që të gjejë armën e krimit. Në njoftimin e dhënë për mediet, thuhet se po vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe gjetjen e armës, pa dhënë detaje të tjera për  motivin e sherrit mes kushërinjve. Ndërkohë,

materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Top Channel