Mbajti një pankartë ku shkruhej “njerëzit me ngjyrë nuk janë majmunë” kur Trump hyri në Kongres, përfaqësuesi demokrat nxirret jashtë nga salla Boris Johnson pati një mesazh për Brexitin përpara nisjes së fushatës së tij për t’u bërë kryetar e i Partisë Konservatore dhe kryeministër i ardhshëm i Britanisë: Shtyrje të mëtejshme, nuk mund të ketë!
Politikani rebel këmbëngul që shkëputja e Mbretërisë së Bashkuara nga Blloku Europian të realizohet në 31 tetor.
Çdo zvarritje sipas Johnsonit, do të nënkuptonte një disfatë për partinë në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme. Një nga argumentet e forta në garën për lidershipin konservator është se fitorja zgjedhore si kryebashkiak i Londrës e bën praktikisht personin më të aftë për të mposhtur kreun opozitar, Jeremy Corbyn.
Fushatën sot e nis dhe sekretari i brendshëm, Sajid Javid, i cili pretendonte në videon e publikuar me këtë rast se do t’i sjellë një “pamje të re” Partisë Konservatore dhe se ishte personi i duhur për të shëruar ndasitë e thella që ka shkaktuar Brexiti.
Johnson dhe Javid janë të fundit e 10-tëshes së kandidatëve konservatorë që synojnë frerët e ekzekutivit duke zëvendësuar në krye të qeverisë kryeministren e dorëhequr, Theresa May. Aktualisht, Boris Johnson konsiderohet si njeriu që kryeson garën, me një përkrahje më të madhe nga ligjvënësit konservatore se çdo kandidat tjetër.
Top Channel