FOTO/ Nis puna për rilindjen e Muzeut Arkeologjik të Korçës, Rama ndan pamjet
19/11 15:42
“Mami, unë dhe mami” është një libër nga autorja Maya Angelou, i cili vjen në shqip nga shtëpia botuese “Pegi”.
Ky është një libër autobiografik, ku vetë autorja tregon për raportin e saj më të ëmën. Ky është një libër që tregon me detaje për raporte të ndërlikuara që hasim në jetë, sfida, pengesa por edhe dashuri që nuk shuhen dot siҫ është edhe marrëdhënia e nënës me të bijën.
Vetë autorja në këtë libër rrëfen ngjarjet me një sens humori të veçantë që e karakterizon atë si person. Ky është një libër që rrëfen më së miri historinë e një pajtimi njerëzor, një marrëdhënie të komplikuar që kalon disa faza por që në fund arrin të konsolidohet.
Top Channel