Foto ilustruese

Ka ndërruar jetë në spital kreu i njësisë administrative Kotë, Argjil Gjoka i cili u qëllua me armë zjarri në gjoks, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.

Nga breshëria e plumbave ka mbetur i vdekur Argjil Gjoka 57 vjeçar dhe eshtë plagosur Arif Bejtaj, i cili ishte bashke me viktimën në një automjet.

Po sipas policisë kryetari i njësisë administrative Kot, Argjil Gjoka ka shkuar për të kontrolluar punimet që po kryheshin në rrugët e këtij fshati.

Ende nuk janë sqaruar rrethanat pse dy te rinj kur ka mbërritur kreu i njësisë kanë shtënë në drejtim të tij.

Dyshimet e para bien për rrugën që po behet në këtë fshat dhe zgjerimin e saj, e cila sipas policisë mund te jetë dhe shkaku i vrasjes.

Polica ka rrethuar zonën dhe po kreh zonën për gjetjen e autorëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA