Policia në Pogradec ka arrestuar në flagrancë dy shtetas, të cilët pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, plagosën rëndë dy shtetas të tjerë.
Në pranga ra shtetasi F.Xh, 18 vjeç, si edhe filloi procedimin penal në gjendje të lirë ndaj babait të tij shtetasit B.Xh, 53 vjeç, banues në Pogradec.
Ditën e djeshme në lagjen nr 1 në Pogradec, këta dy shtetas në bashkëpunim mes tyre, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, dyshohet se kanë goditur me sende të forta dhe grushta shtetasit Sh.S, 57 vjeç dhe K.S, 47 vjeç, (kushërinj) banues në fshatin Baçallëk, Pogradec, të cilët aktualisht ndodhen në Spital nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi
Pogradec
Policia arreston në flagrancë dy shtetas, të cilët pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, plagosën rëndë dy shtetas të tjerë.
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F.Xh, 18 vjeç, si edhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj babait të tij shtetasit B.Xh, 53 vjeç, banues në Pogradec.
Ditën e djeshme në lagjen nr 1 në Pogradec, këta dy shtetas në bashkëpunim mes tyre, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, dyshohet se kanë goditur me sende të forta dhe grushta shtetasit Sh.S, 57 vjeç dhe K.S, 47 vjeç, (kushërinj) banues në fshatin Baçallëk, Pogradec, të cilët aktualisht ndodhen në Spital nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme.
Top Channel