Kryeministri Edi Rama ka filluar takimet në Bruksel, ku ndodhet për dy qëllime, i pari për në vijim të procesit të lobimit për çeljen e negociatave dhe së dyti për të informuar për situatën aktuale politike.

Kryeministri Rama është duke zhvilluar takimin e parë zyrtar të planifikuar në Bruksel, atë me përfaqësuesen e lartë e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini.

Pas saj Rama do të takohet edhe me Donald Tusk dhe Jean-Claude Juncker, me të cilin në 19:30 do të dalin në konferencë të përbashkët për shtyp.

Lobimi për çeljen e negociatave nuk do të jetë tema e vetme e këtyre takimeve, i dërguari i Top Channel në Bruksel, Muhamed Veliu, raporti se kryeministri Edi Rama do t’i dorëzojë të gjithë bashkëbiseduesve një dosje ku ka renditur të gjitha ato që mazhoranca i vlerëson e cilëson si shkelje të Presidentit Ilir Meta.

Top Channel