Pas vjedhjes së parave të arkës së besimtarëve në kishën ortodokse javën e kaluar, një tjetër kishë ka rënë pre e vjedhjes në Durrës.
Të dielën, një person, që është fiksuar edhe në kamerat e sigurisë së kishës, ka vjedhur në mes të ditës paratë e besimtarëve në kishën katolike që ndodhet në unazë, në zonën e ish-kënetës. Pas marrjes së denoncimit dhe videos ku shfaqet i dyshuari, policia po punon për identifikimin e kapjen e tij.
”Të vjedhësh është mëkat…akoma më shumë kur vjedh në Kishë!
Të Dielën, Festa e Rrëshajeve, një person ka vjedhur para në Kishën tonë. Janë lekë të popullit që përdoren për t’iu ardhur në ndihmë nevojtarëve dhe për punimet në Kishë. Le të bashkëpunojmë me Policinë e shtetit duke identifikuar këtë person. Njëkohësisht lutemi për të dhe për bashkësinë tonë famullitare që të këtë gjithnjë e më shumë një ndërgjegje të pastër.”- shkruan në denoncimin e saj publik në rrjetin social Facebook Famullia e Shën Dominikut.
Top Channel