Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në dalje të Elbasanit, në Fushë-Labinot.

I plagosur është një djalë i moshës rreth 12 vjeç, i cili po kalonte rrugën për të shkuar në shkollën pranë shtëpisë së tij.

Ai është përplasur nga një foristradë tip Hyundai me targa të Tiranës.

Ambulanca bëri shoqërimin e tij për në urgjencë. Sipas dëshmitarëve, djali në momentin e shoqërimit ishte i vetëdijshëm dhe në gjendje për të folur.

Elbasan/ Informacion paraprak

Në fshatin Mengël, të Elbasanit, shtetasi E.P., banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip ” Hondai” ka aksidentuar një fëmijë rreth 12 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

FOTO GALERI
3/6

Top Channel