13 shtete pro Shqipërisë, kërkojnë hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE

11/06/2019 16:26

Dokumenti jo formal, i hartuar nga 13 vende anëtare të BE-së, përfshirë Italinë, Poloninë dhe Austrinë që synon të lëshojë një apel për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, merr tjetër vëmendje gjatë takimit të ambasadorëve të mërkurën në Bruksel.

Euractiv zbulon se vendet e tjera nismëtare janë Republika Çeke, Sllovakia, Sllovenia, Kroacia, Hungaria, Bullgaria, Lituania, Letonia, Estonia dhe Malta.

Lajmi që Polonia kishte nisur qarkullimin e dokumentit jozyrtar, ku nënvizohet se BE-ja duhet të përmbushë angazhimin për integrimin Evropian të Ballkanit Perëndimor dhe që nuk ekziston “Plani B” për këtë, u shfaqën javën e kaluar. Burime diplomatike të Euractiv thonë se dokumenti i ashtuquajtur “non-paper” paraqet një formë presioni, që nënkupton se dilema e disave, se BE-së fillimisht i nevojitet reformimi, pastaj zgjerimi, është e gabuar.

Franca dhe Holanda janë aktualisht dy kundërshtarët kryesore të çeljes së bisedimeve, ndërsa Gjermania mbetet e përçarë. CDU-CSU-ja favorizon shtyrjen e negociatave, por SPD-ja këmbëngul përmes ministrit Michael Roth që ato të hapen menjëherë.

Ndërkohë nga ana tjetër, ministri i jashtëm çek, Tomas Petricek e konfirmoi mbështetjen e vendit të tij për zgjerimin e bllokut. Dokumenti kërkon të konfirmohet hapja e negociatave për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, në qershor të këtij viti, një vendim ky që sipas mendimit të hartuesve, do të shërbejë si faktor i rëndësishëm motivues për të gjithë rajonin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA