Tradita, arti dhe kultura argjentinase vijnë në Shqipëri. Artistët argjentinas, sjellin në festivalin “Open on tour” kërcimet tradicionale të jetës së përditshme, për të demonstruar se si çdo ditë për ta është festë dhe gëzim. Ky festival ka nisur më datë 7 qershor (të premten) në Korçë në Teatrin Andon Zako Çajupi.
“Open on tour” vjen në bashkëpunim me dy balerinët e Teatrit të Operës dhe Baletit, Enada Hoxha dhe Gerd Vaso. 10 artistët argjentinas të grupit Sangre Nativa-Argentina do të dhurojnë për publikun shqiptar një spektakël plot ritme folku argjentinase dhe tango. Ndërkohë, kujtojmë se në Tiranë ky festival do të vijë për tre net radhazi duke filluar nga sot deri në 12 qershor në skenën e Artubinës.
Më tej “Argentina folk and tango tour”, do të vijojë në qytetin e Fierit në datën 17 qershor, Teatrin “Migjeni” në qytetin e Shkodrës në datën 19 dhe 20 qershor, Teatri “Skampa” i qytetit të Elbasanit më 21 qershor, për ta mbyllur me qytetin e Vlorës në datë 27 qershor në Lungomare.
Top Channel