Shtyrja e zgjedhjeve lokale nga presidenti Ilir Meta gjeti pasqyrim të menjëhershëm në disa media kryesore ndërkombëtare, duke nisur nga BBC e New York Times.

“Pas muajsh të tëra protestash anti-qeveritare, kreu i shtetit shqiptar, Ilir Meta anuloi zgjedhjet e ardhshme vendore me argumentin se rrethanat aktuale, nuk ofrojnë kushtet e nevojshme për një përfaqësim të vërtetë, demokratik e gjithëpërfshirës në votimet e 30 qershorit”, shkruan gjiganti mediatik amerikan.

Një artikull edhe më të plotë i ka kushtuar situatës në Shqipëri BBC-ja, e cila niset nga vendimi i Metës për të bërë dhe një pasqyrim më të thellë të gjendjes në vend, duke shpjeguar sesi protestuesit vazhdojnë të këmbëngulin për largimin e kryeministrit Edi Rama, e sesi shefi i ekzekutivit nuk heq dorë nga ideja që zgjedhjet të mbahen sipas planit.

“Për muaj të tërë,- thotë BBC, -Rama ka qenë në kurs përplasjeje me Presidentin, ish-aleat koalicioni”. Media e famshme britanike thekson më tej se përmes një deklarate të shtunën, Meta i kishte bërë thirrje liderëve të protestës që tubimi të zhvillohej në mënyre paqësore. Situata ka tërhequr dhe vëmendjen e Al Xhazirës, që i kushtoi një reportazh të gjerë, të cilin e përfundon në këtë mënyrë: legjitimiteti i qeverisë së Ramës është minuar tashmë nga mungesa e opozitës në Parlament; nëse ai insiston në mbajtjen e zgjedhjeve lokale vetëm me kandidatët e Partisë Socialiste, është e sigurt se do të përballet me një kundërshti të fuqishme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA