Tavolinë masazhi dhe fotografi të grave të zhveshura në mure/ Fotot e Epstein zbulojnë apartamentin e tij në Paris, Stephen Hawking mes femrave me bikini
25/02 09:22
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 11:50 minuta në një nga provincat e Romës.
Një pallat 3 katësh në Rocca di Pappa është përfshirë nga flakët si pasojë e rrjedhjes së gazit.
Raportohet se deri në këto momente janë plagosur 9 persona ku 3 prej të cilëve janë fëmijë.
Ndër të plagosurit mendohet të jetë edhe Kryetari i Bashkisë. Një pjesë e mirë e ndërtesës është shembur dhe për pasojë autoritetet shtetërore kanë nisur operacionin në gërmadha për të gjetur personat e tjerë që janë shpallur të humbur.
Top Channel