‘Rally Albania’ ka nisur prej 3 ditësh një garë emocionuese në vendin tonë, duke përfshirë thuajse 80% të territorit në cirkuitin e programuar me shumë kujdes. Pas prologut të zhvilluar nën sytë e dhjetëra kureshtarëve dhe turistëve në sheshin ‘Skënderbej’, garuesit u zhvendosën në një nga etapat më të vështira, 380 kilometra drejt Valbonës mes maleve dhe lumenjve në panorama impresionuese.

Këtë të hënë, dhjetëra garues me motorë në disiplina të ndryshme dhe në makina, kanë përshkuar 160 kilometra në bjeshkët shqiptare, ndërsa e marta çon karvanin e sportistëve drejt Voskopojës. Lufta për trofeun është e fortë por nëse te makina, favoriti kryesor mbetet rekordmeni i titujve Renti Sina, te motorët janë disa që pretendojnë fronin, të gjithë pilotë të huaj.

Pas Voskopojës, itinerari i “Rally Albania 2019” do të transferojë garuesit për dy ditë në plazhet e bukura të Himarës ndërsa etapa e gjashtë dhe ajo më sfilitëse, do të impenjojë protagonistët në plot 580 kilometra. Shumë të papritura por fatmirësisht deri më tani asnjë aksident serioz.

Epilogu i Rally Albania do të jetë në kryeqytet, në 15 Qershor, aty ku me një festë dhe ceremoni të bukur në sheshin Skënderbej, do të kurorëzohen edhe fituesit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA