Plagoset me shkop bejsbolli një person, policia arreston agresorët
10/06/2019 10:29
Një qytetar është dhunuar me shkop bejsbolli në qytetin Elbasanit nga dy persona. Sipas policisë, i dhunuari me inicialet B.A., ka marrë plagë në trup, por është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, pas denoncimit të bërë në policia, kjo e fundit ka identifikuar dhe arrestuar në flagrancë agresorët. Në pranga kanë rënë shtetasit me iniciale A.L., 59 vjeç dhe R.L., 24 vjeç, te dy banues në Elbasan.
Sherri mes këtyre 3 personave ka ndodhur për motive të dobëta. Përveç dhunës së ushtuar, ndaj të riut janë bërë edhe kanosje me jetë.
Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë Elbasan për veprimet e mëtejshme dhe ndaj të arrestuarve rëndon akuza e dhunës në bashkëpunim dhe ajo e kanosjes.
Top Channel