Mijëra shqiptarë veshën në ngjyrat Kuq e Zi zemrën e New Yorkut në Shtetet e Bashkuara. Si kurrë më parë ata u derdhën në rrugët e Manhatanit për të përkujtuar 75 vjetorin e masakrave në Çamëri.
Parada e realizuar nga organizata “Rrënjët Shqiptare” dhe pa asnjë mbështetje politike nga Shqipëria kishte për drejtues ceremonial të saj gazetarin e Top Channel, Marin Mema.
“Ne nuk kemi kërkuar asnjë herë hakmarrje. Ne nuk kemi kërkuar asnjëherë veprime ekstreme. Kemi kërkuar vetëm drejtësi, drejtësi për ata mijëra njerëz që sot nuk kanë një varr; drejtësi për ata mijëra njerëz të tjerë që sot nuk mund të shkojnë në pragjet e shtëpive të tyre, e t’i prekin. Drejtësi kërkojmë e asgjë tjetër. Këtu sot jemi shuam zemra shqiptare dhe shumë zemra shqiptare mund të arrijnë çfarë të duan”, tha Marin Mema.
Si një tradite e përvitshme, kjo parade është kthyer në simbol të botes mbarë shqiptare, duke synuar jo vetëm t’i japë zë çështjes kombëtare , por edhe të shërbejë si një shtysë për organizimin e mërgatës shqiptare në Shtetet e Bashkuara. Organizata “ Rrënjët shqiptare” ka arritur në mënyre vullnetare të bëjë atë që politika ende nuk e ka realizuar….
Në paradë morën pjesë edhe personalitete të tjera siç ishte ish-kongresmeni Xho Dioguardi, por edhe figura të tjera të rëndësishme të komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara. Deti i krijuar nga flamujt Kuq e Zi i dha jetë një prej organizimeve më të mëdha të këtij lloji në botën mbarë shqiptare.
Top Channel