Në  prag të kremtimit të 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës, presidenti Ilir Meta u takua me një grup studentësh e profesorësh nga të gjitha trevat shqiptare, të Kolegjit Universitar në Prishtinë.

Gjatë një postimi në Facebook, Presidenti shkruan se lidhur me shqetësimin e tyre për zhvillimet në Shqipëri i garantova se Kushtetuta do të mbrohet deri në fund me qetësi dhe shqiptari.

“I lumtur të ndanim qëndrimin se rinia duhet të jetë promotore e proceseve demokratike dhe integruese në të dy vendet tona dhe se është shumë e rëndësishme që Shqipëria e Kosova të forcojnë bashkëpunimin në të gjitha fushat.

Të bëjmë të gjitha përpjekjet për të rritur shpresat dhe për t’i hapur perspektivat rinisë, për të ndërtuar të ardhmen në vendet tona.

Lidhur me shqetësimin e tyre për zhvillimet në Shqipëri i garantova se Kushtetuta do të mbrohet deri në fund me qetësi dhe shqiptari.??”, shprehet Meta.

Top Channel