Shumica e bashkive të qarkut të Elbasanit kanë vendosur akordimin e gjysmës së fondit të emergjencave për t’u ardhur në ndihmë familjeve të prekura nga tërmeti në Korçë.

Këshilli Bashkiak i Elbasanit miratoi një fond prej 3 milionë lekësh të reja të cilat do t’i kalojnë Bashkisë së Korçës për rindërtimin e shtëpive të shembura.

Bashkia e Librazhdit akordoi një fond prej 2.6 milionë lekë të reja e po ashtu bashkitë e Gramshit dhe të Belshit.

Bashkia e Prrenjasit shprehet se nuk ka fonde ndërsa Bashkia e Cerrikut thotë se nuk e ka një udhëzim të tillë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA