Dekreti presidencial i cili anulon 30 qershorin si datën e zgjedhjeve mori goditjen e parë institucionale nga mazhoranca. 4 anëtarët e majtë në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve injoruan dekretin e Ilir Metës President. I vetmi i cili iu bind aktit të kreut të shtetit ishte kryetari Klement Zguri, i cili braktisi mbledhjen pas refuzimit të kolegëve.

“Unë s’jam Gjykatë Kushtetuese të vlerësoj dekretin e Presidentit”, tha ai para se të largohej.

Me largimin e Klement Zgurit, drejtimin e mbledhjes e mori nënkryetari Denar Biba, i cili bëri publike arsyet sepse dekreti i Presidentit Meta është nul.

Si për të treguar se dekreti presidencial është I pavfleshëm KQZ vetëm me katër anëtarë miratoi disa vendime mes mes tyre, shpërndarjen e fondeve për për partitë politike të cilat garojnë ne 30 qershor.

“Presidenti refuzon të zbatojë urdhërimin që e detyron atë të caktojë datë zgjedhjesh. Sipas nenit 1 të Kushtetutës, qeverisja bazohet në sistem zgjedhjesh periodike, çdo katër vjet. Shfuqizimi i dekretit që përcaktonte datën 30 qershor është shkelje e hapur dhe flagrante e parashikimeve të mësipërme duke e lënë vendin pa datë zgjedhjesh dhe pa proces zgjedhor. Ky dekret nuk sjell asnjë pasojë juridike, ai konsiderohet se nuk ekziston, cdo subjekt që ndesh një akt të tillë nuk i nënshtrohet rregullave të tij dhe nuk e merr parasysh. KQZ ka detyrimin të vijojë punën”- u shpreh Biba.

Sipas tij, ky dekret i dytë që shfuqizon atë të nëntorit, është akt administrativ i pavlefshëm.

“Në kundërshtim me nenin 108 të kodit të procedurave administrative, bie në kundërshtim me dispozitën urdhëruese të kodit. Bie ndesh me parimin e parashikuar nga neni 4 i kodit të procedurës administrative, sipas të cilit organet ushtrojnë veprimtarinë e tyre brenda kufijve të kometencave dhe në përputhje me qëllimin për të cilin janë dhënë këto kompetenca. Presidenti ka diskrecion të caktojë një datë, por jo të shkojë përtej kësaj dhe akoma më keq të mos caktojë fare një datë zgjedhjesh. Duke shfuqizuar sot dekretin e nëntorit vendi është pa datë zgjedhjesh”- tha ai.

Top Channel