Ferrari edhe kur shkëlqen nuk arrin dot të ndërpresë dominimin e Mercedes. Kjo tablo u pa këtë fundjavë në Çmimin e Madh të Kanadasë, në pistën e Montrealit që është e favorshme për kokëkuqen italiane, ku Ferrari me Sebastian Vettel fitoi fillimisht Pole Positution ndërsa të dielën fitoi edhe garën, një sukses që u njollos nga penaliteti prej 5 sekondash që iu dha Vettel që rrezikoi të përplasej me Hamilton që në fund rezultoi fituesi i kësaj gare e pesta për të në këtë sezon.
Sebastuian Vettel u nis nga Pole Position dhe deri 20 xhiro nga fundi po kryente një garë perfekte duke qenë në gjendje që të mbante pas rivalin e tij. Pikërisht në këtë moment u pa pakujdesia e vogël e gjermanit që në fund i kushtoi rëndë, kur për pak së nuk përplasi Hamilton. Pas disa minuta pritjeje erdhi vendimi për penalizim me 5 sekonda, kohë e pamundur për t’u rikuperuar. Vettel e kaloi i pari vijën e finishit, por fitorja i shkoi Hamilton, ndërkohë që podiumin e plotësoi piloti tjetër i Ferrarit, Charles Leclerc.
Sigurisht te Kokëkuqja askush nuk e priti mirë penalitetin e dhënë nga komisarët e garës për Vettel. Në fakt drejtuesit e kësaj skuadre i kanë bërë të ditur Kolegjit të Komisarëve Sportivë, synimin për të apeluar kundër penalizimit të Vettel dhe tani Ferrari ka 96 ditë kohë për të marrë vendimin përfundimtar për këtë apelim. Por kjo situatë nuk është aspak e lehtë, pasi sipas rregullores nuk mund të apelohen vendimet për penalitete si ajo e Vettel të vendosura nga komisarët e garës.
Top Channel