Një grabitje me armë ka ndodhur pak para mesnatës në Tapizë të Krujës. Burimet zyrtare të policisë lokale, raportojnë se rreth orës 23:00, në banesën e shtetasit A.D., persona të paidentifikuar kanë grabitur bizhuteri dhe një sasi lekësh.

Autorët nën kërcënimin e një arme, kanë detyruar pronarin e banesës që të dorëzojë paratë dhe bizhuteritë. Pasi kanë përmbushur qëllimin e tyre, grabitësit u larguan me shpejtësi. Shtetasi A.D., menjëherë ka njoftuar policinë për të raportuar ngjarjen.

Ai ka thënë se autorët ishin të maskuar dhe armatosur dhe se nuk ka mundur që ta ndihmojë policinë për të identifikuar  agresorët. Ndërkohë, policia bëri një inspektim të skenës së krimit, me shpresën se do të mund të gjejnë ndonjë provë të mundshme, që do të çonte në identifikimin e grabitësve të dhunshëm.

Top Channel